Shtëpia e Bardhë ka publikuar në faqen zyrtare të saj një fotografi ku shihen Presidenti i ShBA’së, Donald Trump dhe Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Në këtë foto, të dy shihen duke qeshur, ndryshe nga takimi në shkurt të këtij viti, gjatë të cilit dyshja kishin pasur përplasje, shkruan Reporteri.net.
“Në kërkim të paqes”, është përshkrimi i kësaj fotografie.
Sot Trump e komplimentoi Zelenskyn edhe për veshjen, për çka kishte marrë kritika herën e kaluar.
Aktualisht, në Shtëpinë e Bardhë po mbahet një tjetër takim mes Trump, Zelenskyt dhe liderëve evropianë./Reporteri.net