Një moment qesharak ka ndodhur në fillim të takimit të Presidentit amerikan, Donald Trump me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky dhe liderët e tjerë evropianë.
Në këtë takim mori pjesë edhe Presidenti i Finlandës, Alexander Stubb. Ky i fundit i humbi Trumpit para syve, gjersa po i përmendte secilin prej pjesëmarrësve në takim, ndonëse ishte ulur përballë tij, shkruan Reporteri.net.
Kur e përmend emrin e tij, Trump shikon përrreth tryezës e pyet se ku është.
Pastaj kur e sheh, i thotë se duket më mirë se kurrë, koment pas së cilit shpërthyen të qeshurat.
“Ke bërë një punë të mrekullueshme dhe në deshëm t’ju kemi këtu”, shtoi Trump./Reporteri.net