Përpara një takimi me udhëheqësit e BE-së, Zelenskyt dhe kreut të NATO-s, presidenti amerikan, Donald Trump u kap në kamera duke i pëshpëritur homologut francez, Emmanuel Macron se presidenti rus Vladimir Putin donte të arrinte një marrëveshje me të.
“Mendoj se ai dëshiron të bëjë një marrëveshje”, i tha Trump presidentit francez. “Mendoj se ai dëshiron të bëjë një marrëveshje për mua, e kupton këtë? Sado e çmendur të tingëllojë”, raporton CNN.
Trump dëgjohet gjithashtu duke folur për organizimin e një takimi trepalësh me Putinin dhe Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, të cilin ai e ka thënë publikisht se beson se do të ndodhë.
Trump on a hot mic on Putin: "I think he wants to make a deal for me. Do you understand? As crazy as it sounds." pic.twitter.com/lshkxtJ3Qm
— Aaron Rupar (@atrupar) August 18, 2025