Emmanuel Macron thotë se dëshiron që udhëheqësit e Ukrainës dhe Rusisë të zhvillojnë bisedime në një “vend neutral” si Zvicra.
Presidenti francez thotë se dëshiron të shohë edhe udhëheqësit evropianë në tryezë, si pjesë e çdo samiti midis Zelenskyt dhe Putinit.
Macron i bëri këto komente në një intervistë për transmetuesin francez LCI, duke konfirmuar se sot do të nisë puna për hartimin e një propozimi për garancitë e sigurisë për Ukrainën.
“Ne do ta mbledhim koalicionin e të gatshmëve bashkë me kryeministrin britanik Keir Starmer për t’i mbajtur të informuar,” tha ai.
“Në të njëjtën kohë, do të nisim punë konkrete me amerikanët, për të parë kush është gati të bëjë çfarë.”
Ai shtoi: “Ukraina do t’i bëjë koncesionet që i konsideron të drejta dhe të mira. Ky paqe nuk mund të jetë një kapitullim, sepse kjo do të ishte tragjike për Ukrainën dhe evropianët.”
/Reporteri.net/