×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    Trump: Zelensky duhet të jetë i fleksibil në negociata

    Reporteri
    19 Gusht 2025 | 14:19

    Presidenti i SHBA-së ka folur sërish rreth një takimi të mundshëm trilateral që përfshin Vladimir Putinin dhe Volodymyr Zelenskyn.

    Ai thotë se e ka telefonuar Putinin dje dhe shpreson që sjellja e liderit rus “do të jetë e mirë”.

    “Nëse jo, do të jetë një situatë e vështirë,” shton Trump.

    Trump thotë se shpreson që Zelensky “të bëjë atë që duhet të bëjë”, por thekson se ai duhet të jetë “fleksibël” edhe në negociata.

    Trump shton se nuk do të thoshte që Zelensky dhe Putin ndonjëherë do të bëhen “miq të ngushtë”, por vëren se janë pikërisht dy liderët ata që “duhet të marrin vendimet”.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!