×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    Von der Leyen: Bisedimet në Washington avancuan drejt garantimit të paqes në Ukrainë

    Reporteri
    19 Gusht 2025 | 17:16

    Këshilli Evropian është mbledhur sot për të diskutuar mbi progresin e arritur në Shtëpinë e Bardhë për paqen në Ukrainë.

    Sipas shefes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, bisedimet në Uashington avancuan drejt garantimit të paqes në Ukrainë.

    “Në Uashington, bisedimet përparuan mbi garancitë e forta të sigurisë për Ukrainën, ndërprerjen e gjakderdhjes, sanksionet dhe kthimin e fëmijëve të rrëmbyer”.

    “Puna dhe bashkëpunimi ynë i ngushtë vazhdon”, ka thënë von der Leyen në një postim në “X”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!