×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / Mbledhja

    Dokumentet e VV-së për kandidatët e Listës Serbe, Hamiti: Le të mblidhet Këshilli i Sigurisë t’i shpall terroriste, ne s’i shpallim

    Reporteri
    21 Gusht 2025 | 18:02

    Përfaqësuesi i Lidhjes Demokratike të Kosovës në KQZ, Sami Hamiti,  ka komentuar dokumentet e VV-së për kandidatë e Listës Serbe duke thënë se Këshilli i Sigurisë Kombëtare është ai që duhet të mblidhet dhe ta zgjidh këtë çështje.

    Hamiti ka deklaruar se KQZ nuk janë ata që i shpallin dikë terroristë, por organet e sigurisë.

    ‘‘Kemi ardhë në një situatë ku po shoh dokumente të ndryshme, ku na i kemi në dorë e organet e sigurisë nuk i paskan. Kjo është shqetësuese , sot duhet me u mbledh Këshilli për Siguri Kombëtare, me i marrë këto dokumente edhe me na e zgjedh. Organet e sigurisë duhet me u marrë, me u mbledh e me thanë ky është një organizim terrorist, më i shpallë se nuk e shpallim na. Le ta kryejnë punën e vet, le të na e lehtojnë punën ne. Le ta kryejnë punën e vet ata, le të na tregojnë kjo është lista, dhe normalisht që ne njerëz jemi këtu nuk certifikojmë diçka që s’duhet’’, ka thënë ai mes tjerash.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!