×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / Deputetja e LDK-së

    Bajrami i reagon VV-së pas moscertifikimit të Listës Serbe: Radojçiqit i keni krijuar korridor dhe ka ikur në pikë të ditës, patriotizëm i rremë

    Reporteri
    21 Gusht 2025 | 18:41

    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas moscertifikimit të Listës Serbe nga KQZ për zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Ajo i ka quajtur veprimet e Vetëvendosjes si “patriotizëm të rremë”.

    “Hajnitë, dështimet, tenderët njëburimorë, nepotizmi, kapja e institucioneve dhe lidhjet me mafinë energjetike, NUK mund t’i mbuloni me patriotizëm të rremë, as me Serbinë, as me urat që po i ndërtoni dhe as me Listën Serbe”, thuhet në reagimin e Bajramit.

    “Ju jeni të njëjtit që Radojçiqit i keni krijuar korridor dhe ka ikur në pikë të ditës, nën vëzhgimin e kamerave, dhe nuk e keni shpallur Listën Serbe organizatë terroriste as pasi ata e kanë marrë përgjegjësinë për sulmin terrorist në Banjskë”, është shprehur Bajrami.

    “Sot po i luani patriotët – hipokrita!”, përfundon ajo.

     

    Lista Serbe nuk është certifikuar për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 12 tetorit sot në mbledhjen e KQZ-së.

    Dy anëtarët e VV-së, Sami Kurteshi dhe Alban Krasniqi, votuan kundër.

    Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, dhe përfaqësuesja e Listës Serbe, Gordana Llaban Zuvic votuan pro, kurse të tjerët abstenuan.

    “Dy vota për, dy kundër dhe 7 abstenime, refuzohet certifikimi i partisë politike Lista Srpska dhe listës së kandidatëve të saj”, tha Radoniqi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!