Pak para nisjes së seancës, ku do të bëhet një përpjekje e e re për konstituimin e Kuvendit, deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, është parë duke hyrë në ambientet e Kuvendit së bashku me Agim Bahtirin.
I pyetur nga gazetarët lidhur me mbështetjen e mundshme ndaj Bahtirit në rast se ai propozohet për kryetar Kuvendi, Berisha u shpreh shkurt “Agim Bahtirit ja qes votën”.
Në seancën e fundit, atë të së mërkurës, VV-ja fillimisht propozoi për kryekuvendare Albulena Haxhiun, e më pas Donika Gërvallën.
Asnjë nga to nuk morën votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur.