×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / Para seancës

    Qalaj: Shumica krijohet me marrëveshje politike, s’votojmë asnjë kandidat që ka qenë pjesë e qeverisë

    Reporteri
    22 Gusht 2025 | 10:38

    Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, tha se pret një nismë nga LVV-ja për krijimin e një shumice parlamentare.

    “Shumica parlamentare krijohet me një marrëveshje politike”, tha ai për gazetarët para Kuvendit.

    Qalaj tha se PDK-ja është e hapur dhe gjithmonë ka qenë pjesë e të gjitha bisedimeve, teksa i bëri thirrje LVV-së të merr “hapa konkretë”.

    Qëndrimi i PDK-së, tha Qalaj, është i njëjtë – nuk votojnë asnjë kandidatëqë ka qenë pjesë e qeverisë. Ndërkaq, për kandidatët e tjerë, Qalaj tha se kandidaturat e tyre duhet të diskutohen dhe të merren vendime për votimin ose jo të tyre.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!