Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka bërë të ditur se VV-ja nuk ka caktuar akoma një emër për kryetar të Kuvendit.
Para fillimit të seancës, Kërçeli tha se do të takohen me anëtarët tjerë të partisë, për të caktuar një kandidat.
“Tash takohemi edhe bisedojmë. Ne kemi tregu se nuk munden subjektet tjera me na tregu kandidatin”, ka thënë shkurtimisht ai.
Vazhdimi i kësaj seance vjen pas dështimit për të zgjedhur kryeparlamentarin të mërkurën, ku Lëvizja Vetëvendosje, si partia me më së shumti deputetë, propozoi fillimisht Albulena Haxhiun, e më pas Donika Gërvallën për kryetare të Kuvendit, por asnjëra prej tyre nuk arriti të sigurojë shumicën e nevojshme të votave për t’u zgjedhur.