×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / Reagime

    Çitaku: VV po saboton me qëllim ndërtimin e institucioneve, synon të deligjitimojë demokracinë

    Reporteri
    22 Gusht 2025 | 13:15

    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka kritikuar Vetëvendosjen duke thënë se kjo e fundit po saboton me qëllim ndërtimin e institucioneve të vendit. Çitaku ka vlerësuar edhe se VV po tallet me qytetarët e Kosovës.

    Tutje, deputetja e PDK-së ka deklaruar edhe se Vetëvendosja, po synon që të delegjitimojë institucionet dhe vetë demokracinë.

    ‘‘Lëvizja Vetëvendosje me qëllim po e saboton ndërtimin e institucioneve të vendit. Po tallet paturpësisht me qytetarët e Kosovës, ata që e besuan dhe e votuan në zgjedhjet e kaluara. Me veprimet e saj, LVV synon të delegjitimojë institucionet dhe vetë demokracinë.

    Kjo është sjellje e papërgjegjshme, e rrezikshme dhe pa asnjë ndjeshmëri ndaj sakrificës së madhe përmes së cilës sot e gëzojmë lirinë dhe të drejtën për të jetuar në demokraci. Është sjellje që nuk ka asnjë konsideratë për të ardhmen dhe sifidat e mëdha që i kemi përpara’’, ka shkruar ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!