Sot, në orën 14:00 do të zhvillohet ndeshja mes ekipit kombëtar të Kosovës U-21 dhe Spanjës U-21, në kuadër të rrethit elitar për kualifikim në Kampionatin Evropian.
Kosova dhe Spanja garojnë në Grupit 5 të rrethit elitar për kualifikime në Kampionatin Evroian. Deri më tani është zhvilluar vetëm një ndeshje dhe Spanja e kryeson grupin, ndërsa Kosova radhitet e fundit, raporton Gazeta Express.
Për dy ditë rresht futbollistët e Kombëtares U17, pas ndeshjes me Ukrainën, ku humbën me rezultat 2:0, kanë mbajtur seanca stërvitore, në përpjekje për të nxjerrë mësimet e duhura nga lëshimet e gabimet e shfaqura në atë takim.
Përzgjedhësi Besnik Kollari me ndihmësit e tij në seancat stërvitore kanë punuar për mënjanimin e gabimeve nga ndeshja e kaluar duke analizuar ndeshjen me Ukrainën, por edhe duke analizuar kundërshtarin e ndeshjes së nesërme Spanjën, e cila e mposhti Greqinë në ndeshjen e parë me rezultat 2:0.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.