Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku ka thënë se PDK-ja gjithmonë i ka kontribuar frymës bashkëpunuese për konstituimin e institucioneve të Kosovës, shkruan Reporteri.net.
Sipas saj, VV-ja dëshiron që deputetët t’i nënshtrohen.
“PDK që nga dita e parë ka qenë konstistente dhe i ka kontribuar frymës së bashkëpunimit për konstituimin e institucioneve. Kemi pasur qasje të papërgjegjshme nga VV-ja, s’duan kompromis, kërkojnë nënshtrim”.
“I kemi dhënë opsionet tona, por deputetë të VV-së nuk jemi”, tha ajo.
AJo beson dhe shpreson që “Kurti të reflektojë”, pasi siç tha Kosova ka halle të mëdha.
“Shpresojmë që Albin Kurti të reflektojë. Kosova ka halle të mëdha. Jemi dëshmitarë të çmimeve të lafrta, kostos së lartë të jetesës”, shtoi tutje deputetja e PDK-së.
“Shumë halle e ne ende po flasim për Kryetarin e Kuvendit. Papërgjegjësi totale nga ana e LVV-së”, tha deputetja PDK-së, Vlora Çitaku.
/Reporteri.net/