×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / Detajet

    Nis mbledhja, Memli Krasniqi mbledh grupin parlamentar të PDK-së

    Reporteri
    25 Gusht 2025 | 12:53

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thirrur sot në orën 12:30 një mbledhje me deputetët e kësaj partie.

    Gazeta Online Reporteri.net mëson se takimi i Grupit Parlamentar  ka nisur.

    Ende nuk janë bërë publike arsyet e mbledhjes.

    Po ashtu, është paralajmëruar se në orën 14:00 Krasniqi do të mbledhë edhe Kryesinë e partisë.

    Këto zhvillime vijnë vetëm një ditë pasi deputetët e PDK-së abstenuan në votimin për Dimal Basha si kryetar i Kuvendit. Ky qëndrim erdhi ndonëse PDK kishte deklaruar më herët se do ta mbështeste kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje, nëse ai nuk do të kishte qenë pjesë e Qeverisë Kurti. Megjithatë, partia zgjodhi të abstenojë, edhe pse Basha nuk kishte qenë pjesë e ekzekutivit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!