×
  • Lajme
  • Raporto
  • Fokus / Moszgjedhja e nënkryetarit serb

    Rohde: Këtë mëngjes pata pak shpresë për tejkalim të krizës, s’ka vullnet për zgjidhje

    Reporteri
    26 Gusht 2025 | 16:19

    Ambasadori gjerman në Kosovë nuk po sheh zgjidhje institucionale.

    Në një prononcim për media jashtë ndërtesës së Kuvendit, Jorn Rohde, ai tha se nuk po duket se ka vullnet të mjaftueshëm politik për zgjidhjen e krizës.

    “Këtë mëngjes pata pak shpresë që kriza do të tejkalohet, por për momentin nuk po duket ashtu. Ndoshta sepse nuk ka vullnet të mjaftueshëm politik në mesin e protagonistëve për të gjetur një zgjidhje”, tha Rohde.

    Ai tha se kjo situatë është e keqe për Kosovën sepse po rrezikohen fondet e jashtme.

    “Kjo është keq për Kosovën sepse shumë fonde po rrezikohen. Na duhen institucione funksionale, si parlamenti e qeveria”, tha ambasadori Rohde.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!