×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / Zgjedhja e nënkryetarit

    Rashiq: Edhe nesër do ta kandidoj veten, s’është kundërkushtetuese

    Reporteri
    27 Gusht 2025 | 13:17

    Deputeti Nenad Rashiq ka thënë se edhe nëser do ta propozojë veten për Nënkryetar të Kuvendit, duke thënë se kjo formë e propozimit nuk është kundërkushtetuese, shkruan Reporteri.net.

    Në votimin e djeshëm, ai nuk arriti të marrë votat e nevojshme.

    Për Rashiq, 55 deputetë votuan për, 1 kundër dhe 17 abstenuan.

    “Po, sipas rregullave, unë edhe nesër do ta kandidoj veten. Nëse nuk votohet kandidati i Listës Serbe, siç e dini, shortin e ka bërë z. Basha. Kemi të drejtë të kandidohemi deri në tre herë dhe nëse nuk kalojmë për tre herë, atëherë nuk kemi më të drejtë kandidimi,” ka deklaruar Rashiq për Tëvë1.

    Ai ka thënë se ka folur me disa njohës të çështjeve kushtetuese dhe se i kanë thënë se nuk ka asnjë shkelje.

    “Disa nga deputetët më thanë që votimi i tillë është kundërkushtetues. Unë thashë se kjo nuk është kundërkushtetuese. Dje pasdite shkova të takoj disa njerëz që merren me çështje kushtetuese dhe më thanë që nuk ka asnjë shkelje nëse votohet një përfaqësues si unë për nënkryetar të Kuvendit,” deklaroi ai./Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!