×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / ZKM

    Zgjedhja e Haxhiut nënkryetare, Kurti cakton Blerim Sallahun u.d të Ministrit të Drejtësisë

    Reporteri
    27 Gusht 2025 | 14:16

    Pas zgjedhjes së Albulena Haxhiut si Nënkryetare e Kuvendit, Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e ka caktuar Blerim Sallahun, si ushtrues detyre i Ministrit të Drejtësisë, shkruan Reporteri.net.

    Në njoftimin e ZKM’së thuhet se Kurti e uron Sallahu për përgjegjësinë e re dhe i dëshiron suksese në përmbushjen e detyrave.

    “Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka caktuar sot zëvendësministrin e deritanishëm të Drejtësisë, Blerim Sallahu, ushtrues të detyrës së Ministrit të Drejtësisë, pas zgjedhjes së Albulena Haxhiut në pozitën e nënkryetares së Kuvendit të Republikës së Kosovës. Kryeministri Kurti e uron z. Sallahu për përgjegjësinë e re dhe i dëshiron suksese në përmbushjen e detyrave.”, thuhet në njoftim.

    Sallahu ka qenë zëvendësministër i Drejtësisë./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!