×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / Bllokada e re

    Balje: S’besoj se do të mund të vazhdojmë pa një përgjigje të Kushtetueses

    Reporteri
    30 Gusht 2025 | 11:12

    Deputetja Duda Balje ka thënë se nëse edhe sot dështon zgjedhja e nënkryetarit të Kuvendit nga komuniteti serb, çështja mund të përfundojë sërish në Gjykatën Kushtetuese.

    Para seancës, Balje tha se nuk beson që do të mund të vazhdohet tutje pa një përgjigje nga Kushtetuesja, shkruan Reporteri.net.

    “Nuk besoj që kemi me vazhdu më tutje pa një përgjigje të Kushtetueses”, tha Balje.

    Ajo tha se duhet Gjykata të vendoset se si të vazhdohet tutje.

    Sa i përket ndarjes së votimit për nënkryetarët dhe jo një pako si herave të kaluar, Balje tha se ka qenë blerja e kohës, teksa i përmendi zgjedhjet lokale.

    “Arsyeja kryesore është blerja e kohës”, tha Balje./Reporteri.net

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!