Shumica e deputetëve, përvec atyre të AAK’së dhe Nismës, janë mbledhur në sallë, por seanca për zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb që do ta përmbyllte konstituimin e Kuvendit, ende nuk ka nisur, shkruan Reporteri.net.
Sipas njoftimit të Kuvendit, seanca ishte paraparë të fillonte në orën 11:00.
Nënkryetarja Albulena Haxhiu tha se kjo mund të jetë seanca e fundit.
Për Nenad Rashiq, sot është mundësia e fundit të zgjidhet nënkryetar, meqë është hera e tretë kur emri i tij do të hidhet në votim./Reporteri.net