×
  • Lajme
  • Botë

    Mbreti suedez largon nipërit dhe mbesat nga shtëpia mbretërore

    Reporteri
    08 Tetor 2019 | 8:06

    Mbreti i Suedisë ka larguar pesë nga nipërit e mbesat e tij nga shtëpia mbretërore.


    Vendimi i mbretit Carl XVI Gustaf do të thotë që fëmijët nuk kanë më titullin e lartësisë mbretërore dhe nuk pritet të kryejnë detyrat zyrtare mbretërore.

    Ata do të mbeten anëtarë të familjes mbretërore dhe do të mbajnë titujt e tyre të dukeve dhe dukeshave.

    Ndryshimi nuk ka prekur dy nipërit e mbretit që janë në linjë të drejtpërdrejtë me fronin.

    Vëzhguesit thonë se masa e marrë pasqyron një pamje më të gjerë se nuk ka nevojë të paguhen kaq shumë anëtarë të familjes mbretërore për detyra zyrtare.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!