Kryeministri britanik Keir Starmer ka dënuar sulmin e mëngjesit ndaj Ukrainës dhe shkeljen e hapësirës ajrore polake dhe të NATO-s nga dronët rusë, duke e cilësuar si një veprim jashtëzakonisht të pamatur nga Rusia, përcjell Reporteri.net.
Ai njoftoi se është në kontakt me autoritetet polake për të konfirmuar mbështetjen e Britanisë ndaj Polonisë dhe Ukrainës. Forcat e NATO-s dhe ato polake reaguan shpejt për të mbrojtur hapësirën ajrore dhe sigurinë e Aleancës.
“Sulmi barbar i mëngjesit ndaj Ukrainës dhe shkelja e rëndë dhe e paprecedentë e hapësirës ajrore polake dhe të NATO-s nga dronët rusë është jashtëzakonisht shqetësuese,” tha kryeministri britanik Keir Starmer në një deklaratë.
“Ky ishte një veprim jashtëzakonisht i pamatur nga Rusia dhe shërben vetëm për të na kujtuar mosrespektin e hapur të Presidentit Putin për paqen, si dhe bombardimet e përditshme që përballen ukrainasit e pafajshëm,” shtoi ai.
Starmer tha se ka qenë në kontakt me Tusk për të bërë të qartë mbështetjen e Britanisë për Poloninë dhe Ukrainën.
“Falënderimet e mia të sinqerta shkojnë për forcat e NATO-s dhe ato polake që reaguan shpejt për të mbrojtur Aleancën”, tha kryeministri britanik.