Ambasadori i ShBA-së në NATO, Matthew Whitaker ka reaguar për hyrjen e dronëve rusë gjatë natës në Poloni, duke rikonfirmuar mbështetjen e ShBA-së për Varshavën.
Në një postim në platformën “X”, Matt Whitaker ka theksuar se NATO do të mbrojë çdo centimetër të territorit të tij.
“Qëndrojmë pranë aleatëve tanë të NATO-s përballë këtyre shkeljeve të hapësirës ajrore dhe do të mbrojmë çdo centimetër të territorit të NATO-s”, ka shkruar ai në “X”.
Shefi i NATO-s, Mark Rutte i bëri thirrje sot presidentit rus, Vladimir Putin të ndalonte luftën.
Futjen e dronëse rusë në Poloni, Rutte e quajti veprim jashtëzakonisht të pamatur nga Rusia.
/Reporteri.net/
Reklamë
