Ministri i Jashtëm polak, Radoslaw Sikorski, ka deklaruar se është “i sigurt” që hyrja e dronëve rusë në hapësirën ajrore të Polonisë ishte “e planifikuar”, pasi avionët e NATO-s dhe ata polakë rrëzuan dronët që kishin hyrë në territorin e saj gjatë sulmeve të natës mbi Ukrainën.

Duke folur para gazetarëve, ai tha:

“Dronët rusë kanë devijuar në hapësirën ajrore polake edhe më herët – jo vetëm dronë, por edhe raketa lundrimi. Kur një ose dy dronë e bëjnë këtë, mund të mendohet se është një defekt teknik. Por kanë qenë 19 shkelje dhe është e paimagjinueshme që kjo të ketë ndodhur rastësisht.”

Reklamë

Ai shtoi se “përdorimi masiv i dronëve është një kërcënim për të gjithë NATO-n” dhe se “ne duhet të krijojmë një mur dronësh”, duke përsëritur kështu komentet e mëhershme të presidentes së BE-së, Ursula von der Leyen, e cila po ashtu bëri thirrje për një mur dronësh.

/Reporteri.net/