Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë i ka thënë BBC-së se Presidenti Trump po ndjek raportimet që vijnë nga Polonia sot dhe se ka plane që presidenti amerikan të flasë me homologun e tij polak, Karol Nawrocki, më vonë gjatë ditës.

Nuk është e qartë se në çfarë ore do të zhvillohet ky bisedim – i cili vjen vetëm një javë pasi Nawrocki ishte në Shtëpinë e Bardhë.

BBC raporton se në orën 16:30 BST/11:30 ET, Trump pritet të marrë informimin e tij të inteligjencës, një ngjarje shumë e ndjeshme që zhvillohet prapa dyerve të mbyllura. Sot, ky informim pothuajse me siguri do të përfshijë diskutime të gjera mbi zhvillimet e fundit në Poloni dhe Katar.

Reklamë

Në mbrëmje, presidenti do të organizojë një darkë në oborrin e rinovuar të Rose Garden Patio. Edhe pse ky aktivitet është i mbyllur për median, ditët e fundit ngjarje të ngjashme janë hapur për gazetarët e Shtëpisë së Bardhë.

/Reporteri.net/