×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / Deputeti i PDK-së

    Hoxhaj: Haga u mbush me jehonën e UÇK-së dhe me emrat e luftëtarëve të lirisë

    Reporteri
    14 Shtator 2025 | 18:51

    Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka qenë sot pjesë e protestës që është mbajtur në Hagë të Holandës kundër Gjykatës Speciale.

    Ai përmes një postimi në Facebook, u shpreh se Haga u mbush me jehonën e UÇK-së dhe me emrat e luftëtarëve të lirisë

    “Sot, Haga u mbush me jehonën e UÇK-së dhe me emrat e luftëtarëve të lirisë!”, ka thënë Hoxhaj.

    Theksojmë se në Hagë u mbajt sot një protestë madhështore e organizuar nga mërgata shqiptare dhe veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së, të cilët tash e pesë vjet po mbahen në paraburgim në Gjykatën Speciale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!