×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme

    Djali i Jakup Krasniqit, Altini: Populli ka qenë, është dhe do të mbetet gjithmonë me UÇK-në

    Reporteri
    14 Shtator 2025 | 22:13

    Altin Krasniqi, djali i Jakup Krasniqit, ka reaguar pas protestës së sotme në Hagë, duke theksuar se populli i Kosovës ka folur në emër të vet dhe kërkon vetëm drejtësi.

    Ai shtoi se qytetarët e Kosovës kanë qëndruar dhe do të vazhdojnë të qëndrojnë përkrah UÇK-së, duke theksuar se mbështetja për ish-luftëtarët e UÇK-së është e palëkundur.

    Një numër i madh protestuesish u mblodhën sot në qendër të Hagës për të kërkuar drejtësi për ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po mbahen në paraburgim, para një procesi të stërzgjatur dhe të shumëkritikuar gjyqësor. /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!