Sipas të dhënave të fundit nga SHBA, gratë e reja raportojnë për herë të parë nivele më të larta të konsumit të tepruar të alkoolit krahasuar me bashkëmoshatarët e tyre meshkuj.

Rreth 32% e grave të reja kanë deklaruar se kanë konsumuar alkool në mënyrë të tepruar gjatë muajit të fundit, krahasuar me rreth 30% të burrave të rinj.

Shkencëtarët identifikojnë disa faktorë që ndikojnë në këtë trend: rritja e stresit dhe ankthit, veçanërisht pas pandemisë COVID-19, ndryshimi i normave shoqërore që e bëjnë konsumimin e alkoolit më të pranueshëm për gratë, si dhe marketingu i synuar i pijeve alkoolike.

Reklamë

Studimet tregojnë gjithashtu se gratë janë më të prira se burrat të pijnë “për t’u përballur” me problemet e jetës, një zakon që lidhet me një rrezik më të lartë për çrregullime të përdorimit të alkoolit.