Mbretëria e Bashkuar ka qenë vendi i tretë që ka njohur shtetin palestinez, pas Kanadasë dhe Australisë.
CNN shkruan se “Kanadaja, Australia dhe Mbretëria e Bashkuar njoftuan njohjen e shtetësisë palestineze, në një veprim dukshëm të koordinuar që ushtron presion mbi Izraelin dhe vendos këto tre vende në kundërshtim me SHBA-në”.
Sipas mediumit amerikan, Franca gjithashtu planifikon të njohë një shtet palestinez në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së javën e ardhshme, ndërsa shqetësimi ndërkombëtar rritet për luftën e vazhdueshme dhe krizën e urisë në Gaza.
Kryeministri britanik, Keir Starmer tha se njohja nuk ishte një shpërblim për Hamasin, siç ka pretenduar Izraeli.
/Reporteri.net/
Kanadaja, Australia dhe Mbretëria e Bashkuar njohin shtetin palestinez