Swami Sivinanda u shfaq në aeroportin e Kalkutës në Indi, mirëpo kur u tregoi pasaportën, kjo gjë tronditi menaxhmentin e aeroportit, sepse sepse aty shkruante që ky indian ka lindur më 8 gusht 1896, që i bie të jetë 123 vjeç, transmeton Reporteri.net.
Lindur në Behali, Indi, Sivananda u rrit nga një udhëheqës shpirtëror Indian. Ai pretendon se sekreti i jetëgjatësisë së tij është në të vërtetë praktikimi i jogës për vite me radhë, beqarisë dhe konsumimi i ushqimit pa erëza.
Pasaporta e tij intrigoi menaxhmentin e aeroportit kur u nis për në Britani të Madhe nga India.
Swami Sivananda, the oldest man alive is 123 years old. Staff at Abu Dhabi Airport have been left in shock after a man with a passport saying he is 123 years old walked through the terminal. He was born on August 8, 1896, in Behala, India. pic.twitter.com/bvZtBb2QUM
— Adedev (@Adidiv5) October 7, 2019
Ata kontrolluan vlefshmërinë e pasaportës së tij dhe morën konfirmim se ai ishte plotësisht i ligjshëm, por më pas konstatuan se ishte shumë e mundur që data e lindjes së këtij njeriu të mos ishte shkruar saktë në dokumentet e tij.
Sivananda u shpjegoi atyre se si prindërit e tij e braktisën atë menjëherë pas lindjes dhe si u regjistrua vite më vonë. Megjithatë, nëse informacioni i tij është i saktë – do ta bënte atë personin më të vjetër në botë.
Deri më tani, titullin e ka mbajtur francezja Jean Kalman, e cila ndërroi jetë në vitin 1997 kur ishte 122 vjeç.
“Disiplina është një gjë shumë e rëndësishme në jetën e çdo personi. Që kur kam lindur në varfëri, kurrë nuk kam kërkuar shumë në jetën time. Sot, njerëzit janë të pakënaqur, të pashëndetshëm dhe të pasigurtë, gjë që më lëndon shumë”, tha Indiani, duke shtuar se dëshira e tij e madhe është të t’i shohë njerëzit të lumtur. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.