Deputeti i disa legjislaturave në Kuvendin e Kosovës dhe ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka shprehur mbështetjen e tij për kandidatin për Asamblenë Komunale të Prishtinës, Egzon Pacolli, i cili në listën e LDK-së për zgjedhjet e 12 tetorit mban numrin 14.
“Çka ka më mirë sesa ta mbyllim një javë të suksesshme të LDK-së anembanë Kosovës, me 14-shin e pandalshëm të Prishtinës. #LDK113”, ka shkruar Zemaj, duke publikuar edhe një fotografi me Pacollin.