×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lokalet 2025

    KQZ sot certifikon rezultatet e raundit të dytë të zgjedhjeve lokale

    Reporteri
    21 Nëntor 2025 | 7:32

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të mbajë sot mbledhjen e radhës, ku në rend të ditës është përfshirë certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve të 12 tetorit për Kuvendet Komunale në ato komuna për të cilat është përmbyllur trajtimi i ankesave nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa (PZAP) dhe Gjykata Supreme.

    Po ashtu, në rend dite do të certifikohet edhe raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetarët e 18 komunave, i zhvilluar më 9 nëntor.

    Kështu bëri të ditur në një prononcim për gazetën online Reporteri.net, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

    “Të premten, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë mbledhjen e radhës dhe në rend të ditës është përfshirë certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve të 12 tetorit për Kuvendet Komunale të atyre komunave për të cilat është përmbyllur trajtimi i ankesave nga PZAP dhe Gjykata Supreme. Po ashtu, në rend dite është edhe certifikimi i raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetarë të 18 komunave, të cilat u mbajtën më 9 nëntor.”, tha Elezi.

    Në Kosovë me 12 tetor u mbajtën zgjedhjet për Kuvendet Komunale dhe Kryetarë të Komunave.

    Në raundin e parë procesin e përmbyllën 20 komuna, kurse 18 të tjera votuan në balotazh më 9 nëntor. /Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!