Legjenda portugeze Luis Figo i cili konsiderohet tradhëtare nga tifozët e Barcelonës për shkak se firmosi me Realin ne vitin 2000 duke u larguar nga katalanasit pas 5 vitesh.
Gati 20 vjet më vonë, Luis Figonë një intervistë me Marcan tregon arsyet se përse braktisi Barcelonën për Realin.
“Unë gjithmonë në karrierë kam aspiruar gjëra të mëdha dhe më të mirën për mua. Unë nga Sporting Lisbona shkova në Barcelonë. Aty qëndrova për pesë vjet, ku kam fituar të gjitha trofetë përveç njërit, dhe mendova se kisha arritur atje maksimumin. Prandaj, ishte koha për të kaluar në një nivel më të lartë. Atje kam bërë përmirësime në çdo nivel edhe financiar, por edhe sa i përket prestigjit, imazhit dhe titujve”, përfundoi Figo.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.