Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, falënderoi mikpritësit dhe uroi Donald Trump për marrëveshjen për armëpushim në Gaza.

“Mendoj se mund ta përfundojmë këtë luftë me ndihmën tuaj”, tha Zelensky gjatë deklaratës së tij. Ai shtoi se Rusia nuk po arrin shumë suksese në fushëbetejë.

Zelensky theksoi gjithashtu se ka zhvilluar takime me disa kompani energjetike amerikane, të cilat janë të gatshme të investojnë në Ukrainë sapo të përfundojë lufta.

Reklamë