Pas raportime për një lidhje mes reperit legjendar Eminem dhe stilistes së tij prej vitesh, Katrina Malota, ata më në fund janë shfaqur bashkë.

Në video, dyshja shihet duke u futur në të njëjtën makinë pas një daljeje në një restorant në Detroit, ndërsa ndjekësit e reperit menjëherë kanë shpërndarë momentin në rrjete sociale.

Burime për TMZ pohojnë se Marshall Mathers dhe Malota janë bërë më të afërt muajt e fundit, pas një bashkëpunimi të gjatë profesional.

Reklamë

Katrina Malota është një stiliste dhe make-up artiste me origjinë shqiptare, që ka punuar edhe me emra si Snoop Dogg, Robin Thicke dhe 50 Cent. Megjithatë, as ajo dhe as Eminem nuk kanë reaguar publikisht për raportet që i lidhin romantikisht.

Duke qenë i njohur për privatësinë e tij, Eminem ka shmangur gjithmonë komentet për jetën personale, por pamjet e fundit duket se kanë hapur një faqe të re në historinë e tij sentimentale. /Prive