×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / Deklarata

    Abdixhiku: Sot bjen perdja e madhe e mashtrimit të Kurtit

    Reporteri
    26 Tetor 2025 | 9:31

    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se sot do të bie perdja e mashtrimit 8 mujor të Albin Kurtit, shkruan Reporteri.net.

    Sipas tij, punët e mira nuk lihen ditën e fundit dhe se Kurti do duhej të bënte përpjekje me çdo parti politike.

    “Punët e mira nuk lihen ditën e fundit. Sot bjen perdja e madhe e mshtrimit 8 mujor në të cilin mashtrim na është thënë që numrat janë, se ka shumicë. Ja tani ku është mundësia për të parë të vërtetën. Sot mandatari duhet të prezantojë shumicën. Për të formuar shumicën një njeri që fiton zgjedhjet do duhej të bënte përpjekje me çdo parti politike, e më së paku ta linte ditën e fundit. Ditën e fundit është show populist”, tha Abdixhiku.

    “Deputetët e LDK-së janë të lirë siç mendojnë, po deri tani kanë deklaruar se pa marrëveshje politike nuk ka”, shtoi tutje kryetari i LDK-së.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!