Deputeti i LDK-së, Arben Gashi tha se LDK-ja s’do të ketë votë për VV-në për formimin e qeverisë së re, shkruan Reporteri.net.

“Nuk besoj që dikush jashtë vullnetit të partisë e voton qeverinë. Do të jetë qëndrimi i partisë, nuk besoj se do të ketë qëndrime të ndryshme, ka të bëjë me përkatësinë politike”, tha Gashi.

Ai tha se nuk e di nëse i kanë numrat.

Reklamë

“Është çështje delikate votimi i qeverisë pa marrëveshje politike”, shtoi ai.

/Reporteri.net/