Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka arritur në sallën e Kuvendit me mbi një orë vonesë, teksa pritet të hidhet në votim Qeveria e re, shkruan Reporteri.net.
Ai është shoqëruar nga nënkryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu. Pas tyre në sallë erdhi edhe kryeparlamentari Basha.
Është ende e paqartë nëse Kurti i ka numrat për Qeverinë.
PDK, LDK dhe AAK kanë thënë se nuk kanë votë pro për Kurti 3./Reporteri.net