Ani pse ishte paralajmëruar që seanca e jashtëzakonshme të fillonte në ora 10:00, asnjë deputetë aktualisht nuk është në sallën e Kuvendit, shkruan Reporteri.net.
Deputetët ndodhen në mbledhjet e grupeve parlamentare.
Para fillimit të kësaj seanca, Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë deklaruar se nuk kanë votë për Lëvizjen Vetëvendosje për formimin e qeverisë së re.
Nga VV-ja kanë paralajmëruar sot se nëse nuk votohet sot qeveria, atëherë vendi do të shkojë në zgjedhje.
/Reporteri.net/