×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / "Qysh në javën e parë"

    Rritje të pagës minimale në 500 Euro, e pensioneve në 150€ – Kurti tregon pesë vendimet që do t’i marrë nëse votohet sot Qeveria

    Reporteri
    26 Tetor 2025 | 11:28

    Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka treguar pesë vendimet e para që do t’i marrin që në javën e parë, nëse votohet Qeveria e re.

    Ai ka premtuar rritje të pensionit minimal në vlerë 150 euro, rritje të shtesave për 50 përqind, pagë minimale 500 euro dhe heqje të kufizimit për punësim për veteranët, shkruan Reporteri.met

    “Pesë vendimet e para që do ti marrim si qeveri: Miratimi i Projektbuxhetit, vendimi për pension minimal 150 euro që prek 200 mijë pensionistë, rritje të shtesave 50 përqind mbi nivelin aktual, rritje të pagës minimale 500 euro dhe miratimi i ndryshimi të plotësimit të ligjit që mundëson heqjen e kufizimit të punësimit për veteranët”, ka thënë Kurti.

    Ai ka ftuar deputetët që të votojnë pro Qeverisë së re.

    /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!