×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / Reagim

    Haradinaj-Kurtit në sy: Je produkt i luftës hibride të armiqve tanë

    Reporteri
    26 Tetor 2025 | 12:35

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, në fjalën e tij në Kuvend, i është drejtuar kreut të VV’së, Albin Kurtit, të cilin e ka quajtur “produkt të luftës hibride të armiqve tanë”.

    Deklarata e Haradinajt ishte si reagim ndaj ekspozesë së Kurtit, ku e përmendi edhe luftën hibride.

    Haradinaj ka thënë se partia e tij nuk sheh arsye për të debatuar për programin që e ka paraqitur Kurti.

    Ai e ka pyetur Kurtin se pse është rritur edhe çmimi i energjisë elektrike, dhe që lista e problemeve të Kosovës, sipas tij, “është e gjatë”.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!