Deputeti i LDK’së, njëherit nënkryetar i kësaj partie, Lutfi Haziri, tha se me votimin e sotëm u pa që kreu i VV’së, Albin Kurti, është larg sigurimit të votave të nevojshme për ta formuar Qeverinë.
I pyetur nëse ende vlen deklarata e tij se nëse i siguron 60 vota, ai do të jetë vota e 61’të, Haziri tha se këtë mund ta dëshmonte qysh sot por se nuk arritën ta bindin, shkruan Reporteri.net.
“Edhe sot e ka pas mundësinë me ia dëshmu, nuk ma dëshmuan dhe nuk më kanë bind. Së paku është dasht me bind deputetin, jo vetëm mu. U pa që është larg 60’shit”, tha Haziri.
Pro Qeverisë së re ishin 56 deputetë./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.




