×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme

    Mustafa pasi dështoi formimi i Qeverisë Kurti 3: Mirupafshim në anën e ndritshme të Kosovës, së shpejti

    Reporteri
    26 Tetor 2025 | 20:52
    Deputeti i LDK'së, Besian Mustafa

    Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa ka thënë se pas 8 muajve të humbura për lojërat politike, sot gënjeshtra e Kurtit doli lakuriq para gjithë botës.

    Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se se do të përmbyllet siç thotë ai kjo periudhë e errët e shtetit, dhe do të vijnë Qeveri që rikthejnë miqësitë me partnerët strategjik, ç’izolojnë vendin, zhvillojnë ekonominë, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i tij i plotë:

    Pas 4 vitesh zero punë, mashtrime e dështime plot. Pas 8 muajve të humbur për lojërat e tyre politike. Sot gënjeshtra doli lakuriq para gjithë botës: s’i kanë numrat për ta bërë Qeverinë.

    Kur shkatërron ekonominë, miqësitë strategjike, shëndetësinë, arsimin dhe besimin me përfaqësuesit politik; kur secilin e akuzon si tradhëtar, bashkëpunëtor serbie, e kriminel; kur secilit i kërkon nënshtrim e jo bashkëpunim, s’të mbetet askush për partner. “Trimi i mirë me shokë shumë” s’vleu kurrë për ta.

    Pas shtrëngatës, del Dielli. Kalon e përmbyllet kjo periudhë e errët e shtetit tonë. Do të vinë Qeveri që rikthejnë miqësitë me partnerët strategjik, ç’izolojnë vendin, zhvillojnë ekonominë, arsimin e shëndetësinë e mbi të gjitha, i dhënë rinisë arsye për të mos ikur.

    Mirupafshim në anën e ndritshme të Kosovës, së shpejti✌?

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!