Presidentja Vjosa Osmani do të mbajë sonte konferencë në orën 19:00, shkruan Reporteri.net.
Njoftimin e ka dhënë Presidenca e Kosovës.
“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani mban sot (4.11.2025), në orën 19:00, konferencë për media”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, konferenca vjen pas takimeve që ka mbajtur Osmani sot me liderët e partive, Memli Krasniqin e PDK’së dhe Lumir Abdixhikun e LDK’së.
Takimet erdhën pasi VV e propozoi Glauk Konjufcën për kryeministër. /Reporteri.net