×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme

    Kica-Xhelili: Uroj të shërohemi nga mllefi ndër-shqiptar që pushteti e ushqeu për përçarje

    Reporteri
    10 Nëntor 2025 | 12:04

    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, ka bërë një reagim në mëngjes, duke kërkuar që shoqëria kosovare të lirohet nga përçarjet e brendshme që, sipas saj, janë ushqyer nga pushteti aktual.

    “Uroj të shërohemi nga mllefi i pakuptimtë ndër-shqiptar që pushteti i sotëm e ushqeu për të na mbajtur të ndarë. Ka kohë që nuk kemi qenë kështu!”, ka shkruar ajo.

    Kica-Xhelili theksoi se ndarja dhe nënshtrimi i qytetarëve i shërbejnë vetëm atyre që synojnë të sundojnë përmes lodhjes e përçarjes.

    Sipas saj, armiku nuk është shqiptari tjetër me mendim ndryshe, por ai që nxit përplasjen mes njerëzve.

    “Këndellja kërkon të shohim nga e ardhmja duke e shëruar të tashmën, sepse rrugë tjetër për këtë Kosovë të sfilitur nuk kemi”, përfundoi deputetja e LDK-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!