×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme

    Dyshimet në Mitrovicë, anëtari i PDK-së në KQZ: Komunikata e kompanisë s’është bindëse, janë fletëvotime prej një vendvotimi në tjetrin

    Reporteri
    12 Nëntor 2025 | 17:19

    Anëtari i PDK-së në KQZ, Arianit Elshani ka thënë se komunikata e kompanisë “Cetis” nuk është mjaftueshëm bindëse në kuptimin e dilemave që janë ngritur.

    Ai tha se ato fletëvotime i ka parë dhe se siç tha ai ato vërehen se janë nga një vendvotim në tjetrin, e nga një shkollë në tjetrën.

    “Ajo komunikatë nuk është mjaftueshëm bindëse në kuptimin e dilemave.

    “Kam parë nga afër të gjitha ato fletëvotime, siç po i quani ju gabime teknike. Ato fletëvotime vërehen prej një vendvotimi në vendvotimi në tjetrin, prej një shkolle në tjetrën. Duhet të shikohen mirë dhe të trajtohen mirë. Edhe qytetarët konsderojnë që ky proces i është cenu integriteti zgjedhor”, tha Elshani në mbledhjen e KQZ-së.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!