Pasi Memli Krasniqi dha dorëheqje nga kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, është ngritur pikëpyetja se kush do të jetë pasues i tij.

Në një intervistë në Klan Kosova, Krasniqi foli pikërisht për këtë.

Ai thotë se preferencë e tij për kryetar të PDK-së, është Bedri Hamza, ish-kryetar i Mitrovicës.

Reklamë

“Prej nesër e deri të hënën, kandidaturat janë të hapura, secili që i plotëson kriteret statutare ka të drejtë të garojë, por preferencë e imja është zotëri Bedri Hamza”, u shpreh Krasniqi.

Ai shton se përderisa Hamzëz i kishte besuar për të udhëhequr vendin, i beson edhe për drejtimin e PDK-së.

Ndër të tjera, ai foli edhe për atë nëse i ka njoftuar edhe ish-kryetarët e PDK-së, që tashmë janë në Hagë, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin.

“Ata janë njoftuar sot, edhe përmes mediave. Sot ka pasur seancë gjyqësore. Ka dëshmuar ish-ambasadori Hill. Por, disa nga miqtë e kolegët tanë që janë pjesë e ekipeve mbrojtëse, kanë pasur mundësi t’i njoftojnë nëpër pauza”, tha ai.

Krasniqi tha se nuk i ka njoftuar paraprakisht pasi, sipas tij, “s’po kemi mundësi t’i takojmë shpesh”.

Reklamë