Deputeti i VV-së, Halil Thaçi është deklaruar para mediave lidhur me seancën e sotme, ku tha se nuk pret ndonjë ndryshim.
Sipas tij, qytetarët do t’ia tregojnë vendin LDK-së, PDK-së dhe AAK-së në zgjedhjet e reja.
Madje ai gjatë deklarimit u ngatërrua, duke thënë se “e vetmja zgjedhje janë zgjidhjet”.
https://www.facebook.com/share/v/1FPMpTM313/
“Përderisa ka deputet shqiptarë që thonë nuk e kanë problem me Listën Serbe, por me Kryeministrin Albin Kurti, për mu, unë mendoj që e ‘vetmja zgjedhje janë zgjidhjet’. Me këtë mentalitet të deputetëve të PDK, LDK, AAK ju them shihemi në zgjedhje.
“Deputeti i VV-së: Qytetarët do t’ia tregojnë vendin këtyre që po i bllokojnë institucionet e Republikës së Kosovës”, tha deputeti i VV-së.
/Reporteri.net/