Me propozim të presidentit të Trepçës 89, Abedin Zeka, Federata e Futbollit të Kosovës ka vendosur që t’i ndajë pension jetësor gruas së legjendarit, Fadil Vokrri, raporton Reporteri.net.
Më pas, kreu i FFK-së Agim Ademi e ka hedhur në votim.
Të gjithë anëtarët e mbështetën propozimin.Kështu aja e legjendarit Vokrri do të gëzojë pensionin sa të ketë jetë.
Në ditët në vazhdim Komuniteti Ekzekutiv i FFK-së pritet të caktojë shumën e parave që do t’i takojnë asaj. /Reporteri.net/.