Donald Trump sapo është deklaruar në lidhje me luftën në Ukrainë.

Presidenti amerikan postoi në rrjetin e tij social Truth duke thënë se nuk janë vlerësuar përpjekjet e SHBA-ve nga udhëheqja e Ukrainës.

“Udhëheqja e Ukrainës ka shprehur zero mirënjohje për përpjekjet tona”, shkroi ai.

Reklamë

“Dhe Evropa vazhdon të blejë naftë nga Rusia”, shtoi Trump.

Ai në postim tutje ka shkruar se lufta nuk do të kishte filluar kurrë nëse ai do të ishte president, ndërsa ka adresuar kritika ndaj paraardhësit të tij Joe Biden.